Trajneri i Bashkimit: Na zgjuan, që të shohim ku jemi

Trajneri i Bashkimit, Darko Radulovic, në deklaratën e tij dhënë pas humbjes nga Trepça ka thënë se ekipi i mitrovicasve disi e zgjoi ekipin e tij dhe e bëri ta sheh veten ku është e çka po bën.

Verimaqedonasi e ka përshkruar shkurtë humbjen e parë të ekipit të tij këtë stinor, por të thellë dhe të pashpjegueshme me lojë, derisa ka thënë se në fund kjo humbje do të shfrytëzohet për ta këndellur ekipin mëtutje.

“Kemi qenë plotë vetëbesim, por këtë nuk e kemi treguar në terren. Ata ishin më të fortë, më të shpejtë dhe kanë reaguar më mirë. Nuk na lejuan të hynë në ritmin tonë. Ne ishim të butë, të pavendosur. Kjo nuk është fytyra jonë. Por, na u desht një shok i tillë për të na zgjuar,” ka thënë trajneri i Bashkimit pas ndeshjes.

Bashkimi mbylli ciklin e parë të ndeshjeve të Superligës me seri prej shtatë fitoreve radhazi, duke shkruar historinë e klubit. Skuadra prizrenase shkroi historinë me këtë ecuri, ndërsa në ndeshjen e tetë jo që përjetoi humbjen e parë sezonale, por atë e pësoi të thellë dhe nuk ishte hija e ekipit që kishte rreshtuar fitoret përgjatë muajve të kaluar!

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Lajmet e Fundit