8.5 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Trajneri i Greqisë vlerëson lart Kosovën, veçon këta dy lojtarë

Trajneri i Greqisë, John van Tschip, ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme me Kosovën.

Greqia ndodhet në stadiumin Fadil Vokrri, ku po kryen seancën e fundit stërvitore.“Nuk ka ndeshje të lehta në futboll. Nuk do të thotë që nëse jeni favorit mund ta fitoni ndeshjen”, ka thënë ai.

“Ne do ta luajmë lojën tonë, nëse kundërshtari na sulmon ne do të mundohemi të mbrohemi. Duhet të vazhdojmë të luajmë si duhet dhe si dimë, në mënyrë që të kenë lojtarët besim në vetvete dhe natyrisht që do të vijnë rezultatet”, ka thënë trajneri i skuadës greke.

Holandezi ka folur edhe për dy lojtarët e Kosovës.

“Ju keni lojtar? tëmirë si Zebeli. I njoh Arbër Zenelin dhe Milot Rashicën, të cilët kanë luajtur në Holandë”.I bindur në sukses të skuadër është parë edhe futbollisti Dimitris Giannoulis.

“Jemi gati për këtë ndeshje. E dimë që Kosova ka futbollistë të të mirë dhe duhet të jemi të kujdesshëm dhe për të fituar duhet ta luajmë ndeshjen më të mirë të mundshme”, ka thënë Giannoulis.

Më Shumë

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Bashkimi udhëton sonte në Prishtinë

Sonte zhvillohet dueli i fundit i xhiros 25 në elitën e basketbollit kosovar. Në kryeqytet Prishtina e pret Bashkimin, në një sfidë që pritet të...

Lajmet e Fundit