21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Transparenca përmirëson shërbimet dhe qeverisjen në Prizren

Elmedina BaxhakuOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe”, gjatë muajit janar ka shqyrtuar çështjen e hulumtimit të kontraktuar nga qeveria lokale për “Përmirësimin e shërbimeve komunale, përgjegjshmërisë dhe zhvillimit të ekonomisë lokale”.

Monitoruesja Elmedina Baxhaku tha se sipas arsyetimit të dhënë nga Komuna gjatë shpalljes dhe dhënies së këtij tenderi, ky hulumtim parashihet që të lehtësoj arkëtimin e të hyrave vetanake.

“Mirëpo ndonëse hulumtimi dhe raporti janë kryer në dhjetor të vitit të kaluar, Drejtoria e Ekonomisë dhe Financave ende nuk e ka bërë publike përmbajtjen e raportit. Nga buxheti komunal për këtë hulumtim janë shpenzuar afër 10 mijë euro”.

“Në komunikim me drejtuesit në detyrë të DEF-it është marrë sqarimi se raporti nga hulumtimi nuk është publikuar për shkak se pritet formimi i qeverisë së re komunale dhe se më pas do të publikohet në ueb faqen e komunës e nëse është nevoja do të ftohen edhe mediet”.

“Me dëshirën që DEF ta përmbush këtë zotim, duke qenë se ka përgjegjësi publike, EC Ma Ndryshe pret nga zyrtarët komunal t’i shpalosin të gjeturat e hulumtimit në afatin sa më të shkurtër kohor, me qëllim që të zhvillohet debati mbi përmirësimin e shërbimeve komunale, përgjegjshmërinë dhe zhvillimin e ekonomisë lokale, me përfshirjen e të gjithë akterëve relevantë”.

Megjithëkëtë ‘EC Ma Ndryshe’ përkujton se një hulumtim i ngjashëm ishte bërë edhe në nëntor të vitit 2012, me kosto prej afër 10 mijë eurosh, dhe DEF asnjëherë nuk i ka bërë publike të gjeturat e raportit, përkundër faktit se mjetet e buxhetit komunal ishin shpenzuar me qëllim të identifikimit të problemeve dhe gjetjes së mundësive të përmirësimit të të hyrave vetanake të komunës së Prizrenit.

“Për këto arsye ‘EC Ma Ndryshe’ rekomandon Komunën e Prizrenit që të zbatojë në përpikëri dispozitat e Udhëzimit Administrativ 2008/09 të MAPL-së për transparencë”.

“Të raportoj më shpesh në media për çështjet që lidhen me shërbimet komunale, përdorimin e buxhetit komunal, zhvillimin ekonomik, përdorimin e pronës komunale, planifikimin urban, investimet, të hyrat komunale dhe çështje tjera”./PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Bexheti: Pa UÇK nuk do të kishte intervenim të NATO-s

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 25 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar...

Krasniqi përkujton të rënët në masakrën e Krushës së Madhe: Asnjëherë s’do të lejojmë që sakrificat e popullit tonë të harrohen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka përkujtuar Masakrën e Krushës së Madhe, që ndodhi 25 vjet më parë. Në këtë...

Lajmet e Fundit