8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Zgjedhjet në Serbi të dobishme për Kosovën

Azem-VllasiZgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi, të cilat me gjasë do të mbahen në gjysmën e dytë të muajit mars, nuk do të kenë kurrfarë ndikimi në zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën.

Kështu ka thënë analisti politik, Azem Vllasi, i cili këto zgjedhje i sheh si të dobishme për Kosovën.

Në një bisedë për lajmi.net, Vllasi thotë se propozimet e ZëvendësKryeministri serb Aleksander Vucic për zgjedhje të jashtëzakonshme kanë qëllim për t’ia marrë postin e Kryeministrit Partisë Socialiste.

“Në zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën, nuk do të ketë kurrfarë ndikimi, sepse serbët me zgjedhje janë duke u ngutur për arsye krejt tjera, e jo lidhur me negociatat me Kosovën”.

“Partia e Vucicit dhe Nikolicit vlerëson se e tani e ka pozicionin më të mirë në Serbi dhe kështu do ta forcojë pozicionin e vet në pushtet. Me siguri ata synojnë që njëri ta marrë vendin e Kryeministrit e jo t’ia lënë Partisë Socialiste”.

Koalicioni mes Partisë së Presidentit Tomislav Nikolic dhe Kryeministrit Ivica Dacic është duke shkuar drejtë fundit dhe kjo pritet ta çojë Serbinë në zgjedhjet të jashtëzakonshme, të cilat thuhet se mund të mbahen më 16 mars.

Për shkuarjen në zgjedhje të reja tanimë ka vendosur Partia Progresive Serbe, me propozimin e të parit të saj Aleksandër Vucic.

Por, Azem Vllasi thotë se kjo do të ndikojë në uljen e ritmit të bisedimeve dhe gjithashtu do t`i japë kohë palës kosovare të rikonsolidohet, në mënyrë që mos të bëjë koncesione të panevojshme.

“Kjo do të ndikojë edhe në dinamikën e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por ajo neve jo vetëm që nuk do të na dëmtojë, por ndoshta do të kemi një dobi prej një ngadalësimi të atij procesi”.

“Pala kosovare nuk është duke ditur ku është fundi i këtij procesi dhe ku është fundi i koncensioneve që është duke bërë. Prandaj, kjo ka një dobi, sepse ndalet pak, në mënyrë që ta bëjë një bilanc se deri ku ka mbërritur deri tani në bisedime me Serbinë, që ka bërë koncensione më shumë seç duhet”.

“Po ashtu ta bëjë një rikonsolidim të brendshëm dhe pas zgjedhjeve në Serbi të mos vazhdojë kështu si deri më tani, në mënyrë rutinore dhe si pa krye”, ka thënë Azem Vllasi.

Më Shumë

Parashikimi javor i motit: E hënë me diell, nga e marta reshje shiu në gjithë vendin

Java fillon me kushte të qëndrueshme atmosferike dhe mot kryesisht me diell, si pasojë e ndikimit të përkohshëm të një fushe të presionit të...

Rriten raportimet e qytetarëve për ndotjen, Inspektorati shqipton gjoba në Malishevë

Bashkëpunimi i qytetarëve me Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka shënuar rritje të dukshme, pas thirrjes publike për parandalimin e hedhjes së...

Lajmet e Fundit