18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Tre muaj na ndajnë nga aplikimi i Kosovës në KE

Isa mustafa  ,mbledhje qeverisZëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar kabinetin qeveritar rreth vizitës së tij në Bruksel dhe takimeve me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Ai tha se Kosova ka plotësuar kriteret për aplikim për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Thaçi shpreson që aplikimi të ndodhë në tre muajt e ardhshëm.

Në takim me zëvendës-presidenten e Komisionit Evropian, Frederica Mogherini njëherit edhe shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian kanë biseduar për domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se kanë biseduar edhe për vazhdimin e dialogut në nivel të kryeministrave me qëllim të zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Ndërsa çështje diskutimi Thaçi tha se ishte edhe nxjerrja e legjislacionit për themelimin e Gjykatës Speciale dhe Ligjin për ndalimin dhe bashkimin në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, për qytetarët e Kosovës.

E drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të katër, të rregullt në të cilën janë miratuar dokumente dhe politika nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë së Kosovës.

Vendimi i parë i miratuar në mbledhjen e sotme ishte për shpronësimet përfundimtare të pronave të paluajtshme dhe të zotëruesve të interesit publik të cilat preken nga ndërtimi i rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë. Shpronësimet janë në zonën kadastrale Babimoc e Milloshevë të komunës së Obiliqit, në Stanocë i Poshtëm, Stanocë i Epërm, Gracë dhe Lumi i Madh të Komunës së Vushtrrisë.

Vendimi anulon shpronësimet e miratuara me vendimin përfundimtarë 06/160, të datës 11.12.2013, në po këto zona kadastrale.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Komunës së Prishtinës për transferimin e mjeteve buxhetore nga kategoritë e shpenzimeve kapitale në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve. Kjo kërkesë është e lidhur me implementimin e projektit të kogjenerimit të energjisë për ngrohje të qytetit të Prishtinës.

Në mbledhjen e sotme janë miratuar edhe pesë koncept dokumente për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve: koncept dokumenti për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, koncept dokumenti për hartimin e Projektligjit për

Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zjarrfikje dhe Shpëtim, koncept dokumenti për hartimin e Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Mbrojtje nga Zjarri, koncept dokumenti për letërnjoftimet elektronike (biometrike) dhe koncept dokumenti për hartimin e Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social.

Më Shumë

Banorët e pyesin për burrin, Françeksa jep përgjigjen që i shkrin së qeshuri

Banorët e Big Brother VIP kanë shpërthyer në të qeshura mbrëmjen e djeshme, shkak është bërë një batutë e Françeskës. E pyetur nga Romeo se...

Dita e Martirëve në Korishë të Prizrenit, Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vrasjet e Serbisë pa dallim moshe dhe gjinie në vend janë dëshmi e gjenocidit serb. Kurti ka...

Lajmet e Fundit