Tri aksidente në Prizren

Tri aksidente të trafikut kanë ndodhur brenda 24 orësh në rajonin e Prizrenit. Policia e Kosovës njofton se përveç dëmëve materiale, në këto aksidente kanë pësuar lëndime edhe tre persona. Dy prej tyre kanë qenë këmbësor, kurse një pasagjerë.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës

AKSIDENT TRAFIKU
Fsh. Shirokë, Suharekë,04.09.2015-18:44. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture civile dhe një motoçiklete me ngasës meshkuj K/Shqiptar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës i cili është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Rr. Transite, Suharekë, 04.09.2015-19:00. I dyshuari mashkull K/Shqiptar duke drejtuar veturën e tij civile nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Fsh. Studenqan , Suharekë, 04.09.2015-19:55. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture civile dhe një moto-kultivatori me ngasës meshkuj K/Shqiptar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar pasagjerja e moto-kultivatorit viktima femër K/Shqiptare e cila është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Më Shumë

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Lajmet e Fundit