Tri ditët e mësimit të humbura gjatë dimrit do të kompensohen

Drejtoritë obligohen që të informojnë MAShT-in për ditët e kompensuara Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për kompensimin e tri ditëve të humbura të mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës gjatë dimrit, për shkak të kushteve atmosferike.

Sipas këtij vendimi, në gjithë nivelin e arsimit para universitar, duhet të zëvendësohen ditët e humbura të mësimit gjatë datave 28.02.2018, 01.03.2018 dhe 02.03.2018.

Të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit obligohen që të informojnë me shkrim MAShT-in për ditët e kompensuara.

Po ashtu, komunat që tashmë i kanë kompensuar këto ditë të humbura të mësimit, duhet të sjellin dëshmi në MAShT për kompensimin e tyre./rtv21

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit