11.2 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Tri komitete dhe komisioni për emërtimin e rrugëve zgjedhin kryesuesit e tyre në Malishevë

MalishevaTri komitete jo obligative dhe komisioni për emërtimin e rrugëve, kanë mbajtur mbledhjet e para konstituive dhe kanë zgjedhur kryesuesit e tyre, të cilët do ti udhëheqin këto organe në katër vitet e ardhshme, e që puna e tyre lidhet me rritjen e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Malishevës. Të gjitha këto mbledhje, janë thirrur dhe janë udhëhequr nga kryesuesi i KK të Malishevës, Enver Hoti.

 

Me vota unanime, kryesues i Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, është zgjedhur anëtari i KK të Malishevës, Januz Kastrati nga radhët e LDK-së.

Po ashtu unanimisht, është zgjedhur anëtari i KK-së, Muhamet Bytyçi nga radhët e VV, për ta udhëhequr Komitetin për Planifikim Urban, Mbrojtje të Mjedisit, Kadastër, Turizëm dhe Monitorim të projekteve publike.

Ndërsa kryesues i Komitetit për Diasporë (Bashkatdhetar), është zgjedhur Besnik Hoti nga LDK-ja, i cili është anëtar i këtij komiteti, i ardhur nga subjekti i tij politik, jashtë Kuvendit të Komunës.

Komisionin për emërtimin e rrugëve në Komunën e Malishevës, do ta udhëheq Ahmet Rrahmanaj nga radhët e PDK-së, i cili u zgjodh unanimisht si kryesues i këtij komisioni, por që do të ndihmohet nga zëvendësi i tij, Driton Krasniqi, i cili është anëtar i komisionit nga qeveria komunale.

Sot është dashur të mbahet mbledhje konstituive edhe Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Familje të Dëshmorëve, Invalid dhe Veteran të Luftës, si dhe për persona me aftësi të kufizuara, por në mungesë të kuorumit, është shturë konstituimi i këtij komiteti.

Më Shumë

Peja 03 mposht Bashkimin, finalja shkon në ndeshjen e gjashtë

Peja 03 ka shënuar fitore bindëse ndaj Bashkimit me rezultat 79:62, në ndeshjen e pestë të finales së Play-Off-it në Superligën e Kosovës për...

Junior 06 dhe Vëllaznimi përballen në aktin e parë të finales U16

Palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë sot arenë e ndeshjes së parë finale të Play Off-it në kategorinë U16 për vajzat, në...

Lajmet e Fundit