7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Tri rreziqet për Kosovën

QeveriaKosoves-NdertesaTerrorizmi, situata e ndjeshme në veri, si dhe revoltat sociale janë tri rreziqet e mundshme që i kanosen Kosovës në aspektin e sigurisë. Këto rreziqe i kanë identifikuar drejtues të institucioneve të rendit, ndërsa i konfirmojnë edhe raportet e organizatave joqeveritare që merren me çështjet e sigurisë.

Arrestimi i më shumë se 40 kosovarëve javën e kaluar nga policia me dyshimin se janë të përfshirë në aktivitete terroriste dhe nxitje të urrejtjes fetare, krimet e shumta ordinere dhe aksidentet e shpeshta tragjike në komunikacion, kanë shtuar frikën në opinion nëse shteti i ri po shkon duke u bërë vend i pasigurt për të jetuar.

Aq më tepër, kur siç vlerësojnë ekspertë të fushës së sigurisë, Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe teknike që të përballet dhe të trajtojë sfidat e rreziqet e sigurisë që e kanosin.

Armend Muja, njohës i çështjeve të sigurisë, konsideron se Kosova për t’u përballur me rreziqe të tilla i duhet të ndërmarrë një sërë hapash në të cilët ka ngecje.

Ai vlerëson se ballafaqimi me këto sfida mund të bëhet pasi që të shënohet përparim në disa sfera që lidhen me rritjen e mirëqenies shoqërore, ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm demokratik, inkuadrimin në organizatat euroatlantike të sigurisë, ndërtimin e një aparati respektiv të sigurisë, si dhe rregullimin e shkollimit fetar në harmoni me dispozitat demokratike/koha ditore/

Më Shumë

Dragash: Kanosi zyrtarin policor, dërgohet në mbajtje një person

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje një person në Dragash. Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari gjersa ishte në stacion policor lidhur me një rast...

Federata e Peshkatarëve konfiskon varkë dhe rrjeta në Krushë të Madhe

Federata e Peshkatarëve ka realizuar dje një aksion kontrolli në Krushë të Madhe, i cili ka zgjatur nga ora 13:00 deri në mesnatë. Gjatë këtij...

Lajmet e Fundit