8.8 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Tribunali duhet të jetë një lloj gjykate e Kosovës me përfshirje të EULEX-it

IanCliff6-12Diplomati britanik ka vlerësuar se mënyra e organizimit të Tribunalit vazhdon që të jetë çështje e ndërlikuar, mirëpo do të duhej të ishte një formë e gjykatës së Kosovës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ian Cliff, ka vlerësuar zhvillimet e fundit në Kosovë që kanë të bëjnë me themelimin e funksionimin e Tribunalit, çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë dhe transformimin e FSK-së në FAK – shkruan Koha Ditore.

Diplomati britanik ka vlerësuar se mënyra e organizimit të Tribunalit vazhdon që të jetë çështje e ndërlikuar, derisa për zgjedhjet e Serbisë ka thënë se është çështje e thjeshtë pasi që për këtë ekziston një model nga viti 2012, ndërkohë që kur ka folur për Forcat e Armatosura të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që të jetë e kujdesshme me procesin, në mënyrë që të ruajë marrëdhëniet me NATO-n.

Cliff ka nënvizuar se pretendimet e Dick Martyt në lidhje me trafikimin e organeve nga pjesëtarët e UÇK-së duhet të trajtohen në ndonjë mënyrë meqë kjo është e domosdoshme për reputacionin afatgjatë të Kosovës.

“Se si do të bëhet kjo ende mbetet çështje e ndërlikuar. Parimi i parë i Mbretërisë së Bashkuar është që kjo çështje nuk duhet të kthehet te Kombet e Bashkuara. EULEX mund të merret me pretendimet, pasi e kemi Task Forcën që drejtohet nga prokurori Clint Williamson, që ka qenë dje këtu. Pra, nuk duhet të kthehemi në rrugën e OKB-së.

Se si do të organizohet tribunali që duhet të ketë kredibilitet është një çështje e ndërlikuar. Personalisht mendoj se duhet të jetë një lloj gjykate e Kosovës, pasi që nuk ka gjykatë të BE-së dhe nuk duhet të jetë e OKB-së. Prandaj duhet të jetë një formë e gjykatës së Kosovës”.

Më Shumë

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Euro në T7, ka thënë se rreth 12 milionë euro i janë marrë kësaj komune. Totaj, ka...

Lajmet e Fundit