Kuvendi s’e voton Tribunalin para zgjedhjeve

KuvendiKosoves5-27Legjislatura aktuale nuk do ta qesë si temë votimi Tribunalin ndërkombëtar që pritet të gjykojë krimet e luftës
Legjislatura aktuale nuk do ta qesë si temë votimi Tribunalin ndërkombëtar që pritet të gjykojë krimet e luftës, të cilat pretendohet të jenë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Subjektet politike pritet të veprojnë kësisoj, pasi i frikësohen ndikimit që mund të ketë një vendim i këtillë në zgjedhjet nacionale – shkruan Koha Ditore.

Partia Demokratike e kryeministrit Hashim Thaçi dhe Lidhja Demokratike e kryeopozitarit Isa Mustafa janë dakorduar për të përshpejtuar ndryshimet ligjore për zgjedhje dhe që zgjedhjet të organizohen në gjysmën e parë të vitit. Po kështu edhe që zgjedhjet e parakohshme të shpallen vetëm pasi të shpërndahet Kuvendi. Nëse ata i qëndrojnë këtij përcaktimi, atëherë gjysma e majit është afati i skajshëm kur deputetët duhet ta shkarkojnë vetveten.

“Në kohë zgjedhjesh nuk mund të vendosim. PDK-ja nuk mund ta marrë gjithë përgjegjësinë për këtë. Duhet konsensus i të gjitha partive për ta votuar. Nëse vendos vetëm PDK-ja dëmtohet rëndë në zgjedhje. Aktualisht Kuvendi është shumë jostabil dhe jofunksional. Është vështirë të vendoset para zgjedhjeve, por edhe mund të jetë vonë pas zgjedhjeve, sepse nëse zgjedhjet mbahen në qershor, konsolidimi i institucioneve nuk mund të bëhet para shtatorit”, ka thënë një zyrtar në kushte anonimiteti. “Ndërkombëtarët po kërkojnë që të vendoset shumë më shpejt”.

Më Shumë

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Lajmet e Fundit