Të “dyshimtët” e AKI-së punojnë në polici

AKIQëndrimi i këtyre punonjësve në pozitat pas vlerësimit negativ është rrezik për vendin, ata kanë qasje në dokumente konfidenciale Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e punës së inteligjencës kosovare ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera që t’i largojnë nga pozitat e tyre personat të cilët nuk e kanë kaluar testin e sigurisë, proces të cilin e ka realizuar AKI – shkruan gazeta Tribuna.

Ata kanë vlerësuar se qëndrimi i këtyre punonjësve në pozitat pas vlerësimit negativ është rrezik për vendin, sipas tyre, ata kanë qasje në dokumente konfidenciale.

AKI që një kohë të gjatë është duke bërë verifikimin e shumicës së institucioneve të vendit, ndërsa end ende nuk e ka bërë për Komisionin Parlamentar që e bën mbikëqyrjen e punës së tyre.

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

RrOK kritikon Komunën e Prizrenit për subvencionet kulturore për vitin 2026

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka reaguar në Facebook, duke shprehur shqetësim të thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Lajmet e Fundit