24.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Tyson Fury: Jam shumë i lënduar nga humbja e Joshuas

Tyson Fury ka thënë se ndihet shumë i lënduar që rivali i tij britanik në kategorinë e rëndë, Anthony Joshua, i humbi titujt e botës WBA, WBO dhe IBF kundër Oleksandr Usyk.

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë ËBC, Fury, ishte i gatshëm për një luftë për kampionin e padiskutueshëm të botës me Joshuan në fillim të këtij viti, por meçi mes tyre dështoi pasi gjykata vendosi se Fury duhej të përballej me Deontay Wilderin fillimisht, raporton Gazeta Express.

Fury po shpresonte në një fitore të Joshuas ndaj Usyk dhe vetë ta mposhte Wilderin në trilogji, në mënyrë që meçi mes tyre të ishte i mundur.

Por Usyk e mposhti Joshuan me vendim unanim të gjyqtarëve të shtunën në Stadiumin e Tottenham Hotspur.

“Po shpresoja se Joshua do ta fitonte luftën, por ai nuk mundi dhe kjo nuk është puna ime”, tha Fury.

“A e kam shikuar meçin? Po, e shikova. A isha plotësisht i lënduar që Usyk fitoi? Po, plotësisht”, shtoi ai.

Fury është i pamposhtur në karrierën e tij dhe më 9 tetor do të përballet me Wilderin në atë që do të jetë lufta e tretë mes tyre.

Lufta e parë nuk kishte fitues, ndërsa të dytën e fitoi Fury bindshëm. /Gazeta Express/

Më Shumë

“Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë”, Totaj thotë se rritën buxhetin e investimeve për projektet e qytetarëve

Komuna e Prizrenit për të dytin vit me radhë ka nisur një praktikë të re të përzgjedhjes së projekteve nga qytetarët. Kryetari i Komunës së...

Quni: Asociacioni qe e pranoi Kurti është shtet brenda shtetit

Deputeti i LDK-së, Anton Quni në emisionin Pressing në T7, ka folur në lidhje me Asociacionin. Sipas tij, Asociacioni që e pranoi Kurti, është...

Lajmet e Fundit