18.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Tyson Fury reagon pas triumfit të madh të Anthony Joshuas ndaj Povetkin

Në meçin e zhvilluar mbrëmë në ”Wembley”, Anthony Joshua ka mposhtur me nokaut boksierin rus, Povetkin.

Me këtë triumf, Joshua ka mbrojtur titujt në kategoritë, WBA, WBA, IBF dhe IBO në kategoritë e rënda të boksit profesionist.

 

Dhe tani, boksieri, Tyson Fury ka reaguar ndaj fitores së Joshuas ndaj Povetkin, duke ”ngacmuar” britanikun, transmeton IndeksOnline.

 

”Është e drejtë të themi se të dy nuk do të munden ta sfidojnë kurrë mbretin. Kurrë”.

”Joshua, ke sfiduar një 39-vjeçar, sa gjysma e madhësisë tënde”.

”Unë do të përballem me më të mirin e peshave të rënda, me Deontay Wilder, Joshua nuk është as afër tij”.

”Joshua është i ngadalshëm, metododikal. I fuqishëm? Po, por të gjithë janë të tillë”, tha Fury në mes të tjerash./IndeksOnline/

Më Shumë

Policia e kap hajnin e veturave dhe marketeve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari në Prizren për së paku pesë vjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur për...

Drini i Bardhë shkatërron Ulpianën, fiton 5:0 me hat-trick të Totajt

Drini i Bardhë ka shënuar një fitore të thellë dhe bindëse ndaj Ulpianës, duke triumfuar me rezultat 5:0 në një paraqitje dominuese nga fillimi deri...

Lajmet e Fundit