2.8 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

U fut në karantinë, reagon për herë të parë Ronaldo

Ditë më parë u bë e ditur se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është futur në karantinë. Ronaldo kishte pasur kontakt me Daniele Ruganin, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus dhe futbollistët iu nënshtruan analizave.Pas futjes në karantinë, Ronaldo ka reaguar me një status në Tëitter ku jep një mesazh.

Ronaldo rezultoi negativ ndaj testit të koronavirusit.

“Bota po kalon një kohë shumë të vështirë e që kërkon kujdes dhe vëmendje maksimale nga të gjithë ne. Unë ju flas sot jo si lojtar futbolli, por si bir, baba, qenie njerëzore e shqetësuar me zhvillimet e fundit që po prekin të gjithë botën shkruan shqip.Është e rëndësishme që të ndjekim këshillat e OBSH-së dhe organeve drejtuese për mënyrën e trajtimit të situatës aktuale.Mbrojtja e jetës njerëzore duhet të jetë mbi çdo interes. Unë do të doja të dërgoja ngushëllimet e mia, për të gjithë ata që kanë humbur të afërm, solidaritetin tim për ata që janë duke luftuar me virusin, siç është shoku im i ekipit Daniele Rugan.Mbështetja ime e vazhdueshme është për profesionistët e mahnitshëm të shëndetit që vendosin jetën e tyre në rrezik për të ndihmuar të tjerët”, shkruan Ronaldo.

Më Shumë

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në...

Shi dhe borë sot

Mbi vendin tonë, të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bore. Si pasojë e ndryshimit të situatës meteorologjike, Instituti...

Lajmet e Fundit