18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

U hap shkolla shqipe në Memmingen të Gjermanisë

Këto dite u hap Shkolla Shqipe e mësimit plotësues në Memmingen të Gjermanisë. Mësimi zhvillohet ma plan-program dhe me tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës.

Mësimi zhvillohet ne tri nivele. Niveli i parë përfshinë grupmoshat nga 6 deri në 10 vjeç, niveli i dytë nga 10 deri në 14 dhe niveli i trete nga 14 deri në 17 vjeç.

Nxënësi vijon mësimin një herë në javë nga tri ore mësimi, në lëndët Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Gjeografi, Histori dhe Edukatë qytetare .

Mësuesja e klasës Ilmije Durmishi – Islami tha për Telegrafin se gjuha amtare luan rol te të rëndësishëm në zhvillim gjuhësor të fëmijës një gjuhësh, por që rritet në kushte dygjuhësie.

“Fëmijët këtu janë me dy kultura gjuhësore. Në shtëpi flet shqip kurse në shkollë gjermanisht. Dygjuhësia e mërgimit është e domosdoshme të nxitet dhe të përkrahet si nga prindërit ashtu edhe nga shkolla”, tha mësuesja Durmishi – Islami.

Sipas saj, me mësim plotësues në gjuhën shqipe nxënësit do të jenë më të sukëseshshëm edhe në shkollimin e përgjithshëm.

Mësuesja Durmishi – Islami tha se hapja e shkollës nuk ishte e lehtë por falë angazhimit të prindërve të cilët kontribuuan për të mirën ë fëmijëve të tyre, ia doli të hap shkollën për mësimin në gjuhën shqipe.

Ajo falënderoi Ministrinë e Diasporës, Ministrinë e Arsimit, Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtuttgart Këshillin e Prindërve për Diasporë, si dhe autoritete gjermane të cilët e përkrahën në hapjen e shkollës. /Telegrafi/

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 20 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se LDK-ja s’ka disponim për pjesëmarrje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të...

Lajmet e Fundit