9.5 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

U zunë të gjallë, policia i shpalli të vdekur

Njëri nga udhëheqësit e grupit të armatosur, Sulejman Osmani – Sula, i cili ka arritur t’i shmanget policisë maqedonase, ka thënë për gazetën “Zëri”, se tre kosovarët e shpallur të vdekur ishin kapur të gjallë nga policia.

Autoritetet maqedonase zyrtarisht kanë njoftuar se dy nga udhëheqësit e grupit të armatosur Mirsad Ndrecaj dhe beg Rizaj, i njohur si komandant Begu, janë në mesin e të vrarëve, në përleshjen e ndodhur ditë më parë në Komanovë.

Përderisa situata enden vazhdon të jetë e mjegullt rreth zhvillimeve në Kumanovë, njëri nga pjesëtarët e grupit të armatosur, që ka arritur t’u shmanget forcave policore maqedonase.

Sulejman Osmani – Sula, ka deklaruar për “Zërin” se Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj dhe Muhamed Krasniqi janë kapur të gjallë nga policia. Ai ka thënë se kur ata janë kapur kanë qenë të plagosur, por ende gjallë.

Ndërkaq, jozyrtarisht thuhet se numri i të vrarëve në përleshjen e armatosur në Kumanovë, është më i vogël sesa ai që ishte dhënë në fillim. Nga 14, mediat maqedone raportojnë se janë 10 të vrarë.

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Me këtë...

Prizreni i heshtur pas humbjes së Kosovës

Me t’u zyrtarizuar humbja e Kosovës nga Turqia, tifozët që kishin dalë për të ndjekur ndeshjen në “Shatërvan” të Prizrenit, u shpërndanë të heshtur. Aty...

Lajmet e Fundit