12.8 C
Prizren
E martë, 22 Tetor, 2024

UCL: Spikat Milan – PSG, në fushë edhe Barcelona me Cityn

UEFA Champions League (UCL) do të nisë këtë të martë ndeshjet e raundit të katërt të fazës së grupeve. Spikat sfida mes Milan-it dhe PSG-së, teksa në fushë do të zbresin edhe ekipe si Barcelona apo dhe Manchester City.

Në Grupin E, Atletico Madrid do të presë Celtic-un skocez. Spanjollët janë të dytët në grup me 5 pikë, teksa miqtë renditen të fundit me 1 pikë. Takimi do të fillojë nga ora 21:00.

Në ndeshjen e parë, dy skuadrat u ndan në barazim 2-2.

Takimi i tjetër i Grupit E do të jetë mes Lazio-s vendase dhe Feyenoord-it. Holandezët kryesojnë grupin me 6 pikë. Italianët renditen të tretët me 4 pikë. Takimi i sotëm do të nisë nga ora 21:00.

Në sfidën e parë ishte Feyenoord-i që fitoi minimalisht 1-0 ndaj Lazio-s.

Grupi F do të ketë përballjen e zjarrtë mes Milan-it dhe PSG-së. Një duel i cili do të fillojë nga ora 21:00. Dy skuadrat renditen në skajet e grupit, me PSG-në që e udhëheq me 6 pikë dhe kuqezinjtë të fundit me 2 pikë.

Në ndeshjen e parë mes dy skuadrave ishin francezët që fituan me rezultatin e pastër 3-0.

Megjithatë, sfida e parë e ditës në këtë grup do të fillojë nga ora 18:45, kur Borussia Dortmund të përballet me Newcastle. Me të dyja skuadrat që kanë nga 4 pikë në grup.

Në takimin e parë, ishin verdhezinjtë që fituan minimalisht 1-0 në Angli.

Në Grupin G, Manchester City do të ketë një ndeshje të lehtë në letër përballë Young Boys. Edhe në këtë rast dy skuadrat vijnë nga skajet e grupit, me City-n që udhëheq me 9 pikë dhe zviceranët në vendin e fundit me 1 pikë.

Takimi i parë mes dy skuadrave përfundoi me fitoren 3-1 të Manchester City-t.

Sfida tjetër në këtë grup do të luhet mes Crvena Zvezda dhe Leipzig. Gjermanët renditen të dytët në grup me 6 pikë. Serbët kanë 1 pikë dhe janë në vendin e parafundit.

Në duelin e mëparshëm mes dy skuadrave ishin gjermanët që fituan me rezultatin 3-1.

Grupi i fundit i cili do të zhvillojë ndeshjet e raundit të katërt këtë të martë është ai H. Sfida e parë do të jetë nga ora 18:45 kur Shakhtar Donetsk-u të presë Barcelona-n. Katalanasit kryesojnë grupin me 9 pikë. Ukrainasit renditen në vendin e tretë me 3 pikë.

Takimi i parë mes dy skuadrave përfundoi me fitoren minimale 1-0 të Barcelona-s.

Ndeshja tjetër në këtë grup është ajo mes Porto-s dhe Royal Antwerp-it. Sfida do të fillojë nga ora 21:00. Portugezët renditen në vendin e dytë në grup me 6 pikë. Belgët janë pa pikë dhe qëndrojnë të fundit në grup.

Në takimin e parë mes dy skuadrave Porto fitoi 4-1 në transfertë. Albanian Post

Më Shumë

Lajmet e Fundit