20.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

Udhëtimi epik – 15 vjeçari shqiptar në këmbë për 1244 km

Mediat lokale italiane të qytetit të Breshës përcjellin sot historinë e një 15 vjecari shqiptar, i cili kishte nisur udhëtimin në këmbë nga Brindisi drejt veriut të Italisë me destinacion final Gjermaninë.

15 vjecari shqiptar me inicialet F.Q pasi kishte mbërritur me traget nga Shqipëria në portin e Barit, kishte udhëtuar në këmbë për 4 ditë rresht në drejtim të Veriut të Italisë.

Minoreni shqiptari kishte përshkruar 1244 km, derisa sa kishte mbërritur në provincën e Breshës.

Në rrugën që lidh komunat Castrezzato e Chiari, rreth orës 5 të pasdite së djeshme. 15 vjecari shqiptar është gjetur nga një punëtor po shqiptar, rezident në Castrezzato, i cili me makinën e tij po kthehej nga puna në shtëpi.

Sipas rrëfimit të punëtorit shqiptar 15 vjeçari F.Q ecte në buzë të rrugës në një zonë të shkretë e me sjellen e një personi që kishte humbur rrugën. Pasi e kishte pyetur nëse kishte nevojë për ndihmë, kishte kuptuar se nuk fliste italisht e në gjuhën shqipe, 15 vjecari shqiptar kishte treguar se kish udhëtuar i vetëm e në këmbë nga Bari deri aty në afërsi të Breshës.

Qëllimi i minorenit shqiptar ishte të mbërrinte në Gjermani duke kaluar përmes veriut të Italisë.

Punëtori shqiptar e ka dorëzuar minorenin në stacionin e Policisë rrugore të qytezës Chiari.

Në mbrëmje e djeshme 15 vjecari shqiptar është sistemuar në qëndrën për minorenë të pashpoqëruar Don Milani.

Nuk është hera e parë që një minoren shqipar i pashoqëruar mbërrin në territorin italian. Pak kohë më parë mediat italiane përcollën histroinë e dëshpëruar të një minoreni nga Shqipëria, i cili ishte braktisur nga nëna e tij sapo ksihte mbërritur në tokën italiane.

Minorenët e pashoqëruar me origjinë shqiptare janë një fenomen preokupues për autoritetet italiane. Ata renditen të vend të dytë në numrin e përgjithshëm të minorenëve që udhëtojnë të vetëm drejt italisë.

Por nëse minorenët e tjerë të huaj që gjënden në tookën italiane, vijnë nga zona lufta, e udhëtojnë me anije përmes Adriatikut, minorenët shqiptar largohen nga vendi i tyre në kërkim të kushteve më të mira ekonomike./Ora News/

Më Shumë

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të...

Ballkani fiton dhe ruan kreun e tabelës

Fitore e rëndësishme e Ballkanit në udhëtim te Gjilani sot. Skuadra suharekase takimin e sotëm e fitoi 0-2 (Nazmi Gripshi 49’, Lumbardh Dellova 81’), për ta ruajtur kështu kreun e...

Lajmet e Fundit