10.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Uji në Prizren, të vlohet para se të pihet

Kompania “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, fillon sot furnizimin me ujë. Zëdhënësja Verije Krasniqi- Ibrahimi, njofton se uji lëshohet për çështje sanitare dhe higjienike.

“Uji i cili përdoret për higjienë, në bazë të të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, duhet të vlohet më së paku 10 minuta në temperaturë 100 gradë celsius”, tregon ajo.

“Deri në mbrëmje, do të bëhet furnizimi i plotë me ujë të pijes për qytetarët e Prizrenit”.

“Në momentin kur Instituti i Shëndëtit Publik na njofton për cilësinë e ujit në bazë të analizave, do t’ju njoftojmë me informata shtesë”,shprehei ajo

Drejtoresha e Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike në Prizren, dr. Nurishahe Hulaj, thotë ndërkaq se pas të reshurave të fundit atmosferike është krijuar situatë emergjente e ndotjes së ujit në komunën e Prizrenit, Suharekës, Malishevës dhe Rahovecit.

Sipas saj, komunat dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Hidroregjioni jugor” janë të obliguara që të formojnë grupe mobile për të menaxhuar me situatën në parandalimin e ndonjë epidemie të mundshme nga sëmundjet ngjitëse.

“Instituti ka formuar ekipet të cilat janë të angazhuara në terren përkundër se është ditë pushimi sot në mbarë vendin”.

Hulaj, këshillon qytetarët që të vlojnë ujin ose të përdorin ujë të ambalazhuar.

“Komunat janë të obliguara që të sigurojnë cisterna për të furnizuar qytetarët me ujë të pijshëm”./TV Prizreni/

Më Shumë

Lajmet e Fundit