7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Unaza, dëshmia e harruar e një agjenti sekret

9 shtator 1944, ora 15:30. Në pritje, brenda portave të kampit famëkeq të përqendrimit Buchenwald, qëndronin 16 të burgosur lufte. Të gjithë agjentë aleatë, të cilët ishin kapur pas vijave të armikut.

Tetë prej tyre francezë, që punonin me Ekzekutivin e Operacioneve Speciale të Mbretërisë së Bashkuar (SOE), “ushtria e fshehtë” e Churchill-it, dhe pjesa tjetër britanikë, kanadezë dhe belg.

Para se të binin në duart e gjermanëve, ata kishin zbritur në territorin e okupuar për të mbështetur Rezistencën.

Më herët, po në të njëjtën ditë, shefit të bllokut të tyre në kamp i qe dorëzuar një listë me emrat e secilit. Çdonjëri prej tyre ishte shënjuar me të kuqe nga Gestapo.

Aty gjendej edhe heroi francez i Luftës së Dytë Botërore, i cili punoi si agjent i zbulimit britanik prapa linjave të armikut.

Edhe pse i lënë në harresë, sot historia e tij mund të rrëfehet falë një veterani të moshuar britanik, 98 vjeç, dhe një unaze të artë fejese…

Burri nga Ajaccio

Burrave u ishte krijuar përshtypja se qenë thirrur për t’u marrë në pyetje. Ata, as nuk e dinin e jo më të shqetësoheshin për jetën e tyre se ishin në rrezik.

As nuk jua merrte mendja se do t’i ngatërronin për një grup oficerësh gjermanë. Por, një nga të burgosurit ishte i dyshimtë.

“Vetëm i vogli, Marcel Leccia, i cili erdhi nga Ajaccio tha ‘Ne do të varemi’”, kujton shefi i bllokut, një i burgosur politik gjerman me emrin Otto Storch. Në atë kohë punonte si kapo pas luftës.

33-vjeçari Leccia prejardhjen e kishte nga një familje me emër e Rezistencës Korsikane. Pas përvojave të tij të luftës, ishte mosbesues. Por, do të përfundonte në Buchenwald, pasi u tradhtua nga një shok i pabesë, i cili po punonte fshehurazi për gjermanët.

Një oficer britanik, që e kishte stërvitur një herë Leccia-n në ushtrime luftarake, e përshkruante si impulsiv dhe mendjemprehtë, “Asnjëherë nuk mbeti pa fjalë. Ishte gazmor, argëtues dhe shumë i shoqërueshëm”, siç tha ai, “fiks një francez tipik”.

Një tjetër vuri në dukje mënyrën e tij “cinike dhe perandorake”. Por Leccia, po ashtu, kishte dhe anën e butë.

Gjatë trajnimit të tij, ai kishte rënë në dashuri me një agjente tjetër të SOE. Ajo quhej Odette Wilen. Çifti nuk ishin kurorëzuar ende, por kishin shënjuar dashurinë e tyre në fejesë.

Ai i kishte dhuruar bukuroshes Wilen një unazë të artë.

Kështu, në Buchenvald, përpara se të mblidhej në atë kamp përqendrimi me të burgosurit e tjerë, Leccia i dorëzoi diçka Storch. “Ai më dha unazën e tij të fejesës”, shkroi shefi i bllokut në një raport.

Më pas, sipas Storch, me radhë nga një oficer i SS-ve u lexuan emrat e 16-të të burgosurve të tjerë të mbledhur. Ishte një skenë, e cila nuk i shqitet nga kujtesa as sot. Të burgosurit u morën më vete dy e nga dy, me duart e tyre të lidhura.

“Ishim të gjithë shumë të dëshpëruar, veçanërisht unë. Në atë moment, kisha vetëdije të plotë për atë që na priste”, shkroi Storch.

Por ky nuk ishte fundi i historisë. Diku tjetër në kamp, ??një i burgosur britanik kishte dëgjuar emrat e 16 burrave që thirreshin.

Emri i Marcel Leccia dukej se po lihej në harresë, përveçse në familjen e tij.

Sot nuk ka asnjë varr që i përket atij. Megjithatë, emri i tij shfaqet në memorialin e Seksionit Francez të SOE në Valençay, Francë.

Memoriali zyrtar i Britanisë për të zhdukurit në Varrezat Ushtarake Brookwood, Surrey, e rendit atë nën “nom de guerre” (emrin e luftës) sesa emrin e tij të vërtetë.

Gjithë ajo që ka ngelur prej ekzistencës së tij është një pllakë e ciflosur, afër vendit ku ai zbriti me parashutë në Francë. Atje ku, gabimisht, ai dhe njerëzit e tij u arrestuan nga Gestapo.

“Historia e tij nuk është shkruar më parë, thjesht ka pasur referenca të plogështa si unaza”, tregon një historian ushtarak, i cili hodhi dritë mbi historinë e Leccia-s.

Natyra historike e objektit ndërtoi rrugëtimin drejt gjetjes së fatit të panjohur mbi jetën e agjentit të paemër.Albanianpost.com

Më Shumë

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur — mbahet më 4-5-6 korrik

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti...

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Lajmet e Fundit