UNESCO: Shkatërrimi i tempullit romak është krim lufte

Lufta në shtetet islamike po vazhdon të përfshijë edhe shumë objekte të rëndësishme kulturore duke i rrënuar tërësisht ato.

Së fundi, gjatë luftimeve në qytetin sirian Palmyra ultra militantët e Shtetit Islamik hodhën në ajër tempullin “Baal Shamin”.

Për këtë rrënim ka reaguar organizata botërore për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, UNESCO, duke e konsideruar këtë rrënim krim lufte.

Sipas UNESCO-s tempulli “Baal Shamin” ishte ndërtuar para rreth 2 mijë vitesh dhe pjesa e brendshme e saj ka pësuar shumë dëmtime si pasojë e eksplodimeve të cilat njëherësh shkaktuan edhe rrënimin e kolonave antike.

Më Shumë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Shumë kosovarë kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar qytetet dhe pikat turistike në Shqipëri. Dita e Kurban Bajramit...

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Lajmet e Fundit