5.5 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

UNICEF-i dhe Qeveria tërhiqen nga rregullorja për media e hartuar fshehurazi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) njoftojnë gazetarët dhe publikun që draftrregullorja për mbrojtjen e fëmijëve në media nuk pritet të vazhdojë të zhvillohet tutje.

UNICEF-i nëpërmjet një komunikate publike është tërhequr nga drafti i rregullores, të cilën tash e quan vetëm si “mbështetje në diskutimet për zhvillimin e rekomandimeve konkrete që do t’i adresonin boshllëqet e identifikuara dhe do të siguronin mbrojtje më të mirë të të drejtave të fëmijëve gjatë ndërveprimit me mediat” dhe sygjeron mediat që të mos e marrin atë dokument si draft zyrtar.

Qeveria, po ashtu, ka mohuar në lajmet e mbrëmshme në KTV të ketë pasur rol në hartimin e kësaj rregulloreje dhe ka premtuar të përfshijë gazetarët në nisma ligjore që prekin interesat e tyre.

KMShK zotohet se do të vazhdojë të trajtojë me kujdes të veçantë ankesat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve në media online dhe të shtypura. AGK falënderon mediat dhe gazetarët për mbështetjen e ofruar në adresimin e kësaj çështjeje dhe njëkohësisht fton KPM-në që të vazhdojë të zbatojë rregulloren për mbrojtjen e fëmijëve dhe të të miturve në mediat audiovizuele.

UNICEF-i, në emër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, kishte hartuar rregulloren për mbrojtjen e fëmijëve dhe të të miturve në transmetime audivizuele, media të shtypura dhe media online, e cila përmbante probleme serioze ligjore.

Më Shumë

Nisin provat për shfaqjen “Pylli” në Teatrin e Prizrenit

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë filluar provat për shfaqjen më të re “Pylli”, me regji të Erson Zymberit dhe dramaturgji nga Florian...

Liria merr një pikë në Drenas, barazon pa gola me Feronikelin ’74

Liria e Prizrenit ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 0:0 ndaj Feronikelit '74 në ndeshjen e zhvilluar në Drenas. Skuadra prizrenase u përball...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit