19.8 C
Prizren
E martë, 30 Maj, 2023

Universiteti “Ukshin Hoti” kërkon bashkëpunim me universitetet franceze

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren,Ramë Vataj, të mërkurën, ka pritur në një vizitë,Isabelle Combarnous, këshilltare për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore në Ambasadën e Francës në Prishtinë.

Rektori Vataj fillimisht e njoftoi atë për të arriturat dhe sfidat e Universitetit, duke i shprehur interesimin për të lidhur bashkëpunim me universitetet franceze, ku UPZ do përfitonte nga përvoja e tyre, në shumë dimensione.

Në këtë kuadër, Rektori Vataj theksoi rolin e madh që mund ta luaj Ambasada e Francës, si urë lidhëse, për gjetjen e universiteteve franceze për arritjen e bashkëpunimit në fushat akademike.

Në këtë kuadër,Isabelle Combanous, këshilltare për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore në Ambasadën e Francës në Prishtinë u zotua se nuk do të mungojë angazhimi i sajë, në mbështetjen e Universiteti të Prizrenit në këtë drejtim por edhe në mënyra të tjera ku arrihet pajtueshmëri e përbashkët dhe ku janë mundësitë.

Rektori Vataj u zotua se do të angazhohet për afirmimin e gjuhës frënge në mesin e studentëve përmes organizmit të kurseve përkatëse, por edhe inkorporomi si lëndë zgjedhore të Gjuhës Frënge, krahas lëndëve të tjera në guhat e huaja, në planprogramet e drejtimeve përkatëse në UPZ, pasi kjo do tu krijoj lehtësira studentëve për të vazhduar studimet në nivelin Master dhe të Doktoratës në universitetet franceze. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Luiz Ejllin e ndalojnë policia, i kërkojnë të bëjë foto me ta

Fituesi i Big Brother VIP Luiz Ejlli padyshim është personazhi i momentit në showbizit shqiptar. Rrjetet sociale të këngëtarit numërojnë me qindra mijëra ndjekës dhe...

Moti sot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHK-së, vranësirat gjatë...

Lajmet e Fundit