8.2 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

UPZ fiton dy projekte nga Komisioni Evropian

UPZ fiton dy projekte nga Komisioni Evropian , një për përmirësimin e kulturës së kërkimit, tjetri për zhvillimin dhe zbatimin e kurrikulave të doktoratës në teknologjinë informative, në vlerë prej mbi 1.7 milion euro

Universiteti “Ukshin Hoti” është njoftuar nga EACEA (Agjencia Ekzekutive e Komisionit Evropian), se ka fituar dy projekte në kuadër të programit ERASMUS + ku është partner me universitet tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Projekti i parë është “Përmirësimi i Kulturës së Kërkimit në Arsimin e Lartë në Kosovë” në vlerë 851,930.00 Euro, tjetri, “Zhvillimi dhe zbatimi i kurrikulave të doktoratës në TIK për sistemin arsimor në Kosovë”, në vlerë 909, 374.00.

Këto projekte janë mundësi e mirë për universitetet nga Kosova, rajoni dhe më gjerë që të rrisin kapacitetet e tyre në përmirësimin e kulturës së kërkimit dhe zhvillimin dhe zbatimi e kurrikulave të doktoratës në teknologjinë informative për sistemin arsimor./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Kur dhimbja më rritë” – përurohet libri i Filloreta Gashit

Në kuadër të aktiviteteve për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, u përurua libri “Kur dhimbja më rritë” i autores Filloreta Gashi, një...

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

Lajmet e Fundit