1.9 C
Prizren
E shtunë, 11 Janar, 2025

Ura në Rogovë të Hasit rrezikon të shembet

Prej më shumë se një viti ura e fshatit Rogovë në Gjakovë po paraqet rrezik për banorët shkaku i shtyllave të dëmtuara. Nga komuna premtojnë se brenda vitit do të fillojnë punimet për ndërtimin e saj.

Banorët e fshatrave të Hasit për të shkuar në Gjakovë e Prizren duhet të kalojnë nëpër një urë që tashmë është e dëmtuar nga reshjet e shiut.

Ata thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër, pasi kalimin nuk do ta bënin me dëshirë.

“Me 8,9 dhe 10 janar të vitit të kaluar prej të reshurave të shumta atmosferike dy këmbë kanë lëvizur dhe kanë rënë pak. Me këtë rast ura nuk është funksionale sa duhet. Ne dalim por ura nuk është shumë e sigurt”, shprehet për RTV Dukagjinin, Islam Gashi.

Nga Komuna e Gjakovës thonë se tashmë kanë ndarë buxhetin për ndërtimin e kësaj ure.

Drejtori i Financave në Komunën e Gjakovës, Durim Halilaj thotë se punimet për rindërtimin e urës do të fillojnë brenda vitit.

“Komuna e Gjakovës për vitin 2022 ka ndarë 700 mijë euro për këtë urë. Njëkohësisht edhe niveli qendrore ka ndarë 400 mijë euro. Buxheti është ndarë për vitin 2022 që i bie që edhe projekti duhet të fillojë në gjashtë muajt e parë të këtij viti”, deklaroi Halilaj.

Ura e fshatit Rogovë është ndërtuar gjatë viteve të ’80-ta, derisa ajo lidh banorët e Rajonit të Hasit me Rajonin e Përdrinisë.

Më Shumë

Arrestohen katër të mitur në Prizren, e sulmuan një person dhe ia morën 200 euro

Katër persona janë arrestuar pasi dyshohet se me forcë dhe me përdorimin e mjetit të mprehtë (thikë) ia kanë marrë një personi tjetër me...

Kastrati i ofron mbështetje të plotë KKZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në Malishevë, të...

Lajmet e Fundit