15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Uruguaj 2022: Cavani dhe Suarez në Kupën e Botës

Me 15 trofe të Copa America dhe dy tituj të Kupës së Botës, duke përfshirë atë inauguruese në 1930, Uruguai është një nga kombëtaret më të mira në futboll dhe që do të jetë pjesë e Katar 2022.

Tekniku 47-vjeçar, Diego Alonso ka përzgjedhur 26 lojtarët me të cilët kombëtarja e drejtuar prej tij do të luajë në Kupën e Botës që fillon pas pak ditësh. Në listë nuk mungojnë as lojtarët veteran si Edinson Cavani, Luis Saurez, apo dhe Diego Godin.

Uruguaj është pjesë e Grupit H në Kupën e Botës, së bashku me Koren e Jugut, Portugalinë dhe Ganën. Ndeshja e parë e tyre do të jetë më 24 nëntor, duke filluar nga ora 14:00 dhe përballë do të kenë skuadrën aziatike.

Lista e plotë:

Portierët

Fernando Muslera (Galatasaray)

Sergio Rochet (Nacional)

Sebastian Sosa (Independiente)

Mbrojtësit

Ronald Araujo (Barcelona)

Martín Caceres (LA Galaxy)

Sebastian Coates (Sporting CP)

Jose Gimenez (Atlético Madrid)

Diego Godin (Velez Sarsfield)

Mathias Olivera (Napoli)

Jose Luis Rodriguez (Nacional)

Guillermo Varela (Flamengo)

Matías Vina (Roma)

Mesfushorët

Giorgian de Arrascaeta (Flamengo)

Rodrigo Bentancur (Tottenham)

Nicolas de la Cruz (River Plate)

Lucas Torreira (Galatasaray)

Manuel Ugarte (Sporting CP)

Federico Valverde (Real Madrid)

Matías Vecino (Lazio)

Sulmuesit

Agustín Cannobio (Athletico Paranaense)

Edinson Cavani (Valencia)

Maxi Gomez (Trabzonspor)

Darwin Nunez (Liverpool)

Facundo Pellistri (Manchester United)

Luis Suarez (Nacional)

Facundo Torres (Orlando City)

/Albanianpost.com

Më Shumë

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Universiteti i Prizrenit merr kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka shënuar një arritje të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit akademik rajonal, duke marrë kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike...

Lajmet e Fundit