Trupat ruse thuhet se hodhën në erë urën Antonivka në Kherson, gjatë tërheqjes së tyre – dalin pamjet që tregojnë shkatërrimin e saj

Gjatë tërheqjes, trupat ruse raportohet se hodhën në erë urën Antonivka në Kherson.

Një gjë e tillë u raportua nga gazetari rus Sasha Kots, derisa postoi një video të urës së shkatërruar, duke treguar se aty janë prishur dy hapësira.

Lidhur me këtë raportuan gjithashtu mediet ukrainase dhe ruse të cilët kanë shkruar për hedhjen në erë të urës gjatë tërheqjes. Ata publikuan shumë fotografi të urës së shkatërruar, transmeton Telegrafi.

 

Siç bëhet e ditur, Ura Antonivka ishte arteria kryesore e transportit në Kherson në bregun e majtë. Megjithatë, Forcat e Armatosura e kanë dëmtuar rëndë dhe mjetet e rënda nuk kanë mundur të ecin mbi të.

 

Në anën tjetër spekulime të ndryshme qarkulluan gjatë ditës, derisa gazetari britanik Tim Judah pyeti nëse ura në Kherson u shkatërrua nga ukrainasit për të parandaluar arratisjen e rusëve, a po janë rusët ata që shkatërruan urën, për të parandaluar ukrainasit që t’i ndjekin ata, kështu që mund të zhvendosen në bregun e majtë. /Telegrafi/

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit