12.5 C
Prizren
E hënë, 29 Shtator, 2025

Valverde tregon pse e la në stol Messin

Pasi Barcelona humbi dy pikë në ndeshjen kundër Athletic Bilbao, trajneri Ernesto Valverde e mbrojti vendimin e tij për ta lënë fillimisht në bankën rezervë Lionel Messin, duke thënë se kjo ishte më e mira për skuadrën.

Në ndeshjen e mbrëmshme, Barcelona barazoi kundër Atheltic Bilbaos me rezultat 1-1. Deri në minutën e 55-të, Messi nuk kishte qenë në lojë, pasi që trajneri Valverde kishte vendosur ta linte atë në stol, përcjell Gazeta Express.

Megjithatë, tentimi im për të bërë ndryshim brenda 11-ës së parë nuk u tregua i suksesshëm, pasi që Barcelona i humbi pikët e radhës. Gjatë gjashtë ndeshjeve të fundit, katalonasit i kanë humbur gjithsej shtatë pikë.

“Kur unë e marr një vendim, unë mendoj për atë që është më e mira për skuadrën dhe klubin tim. Unë gjithmonë e bëj këtë para ndeshjeve, nuk mund ta bëj këtë pas ndeshjes ose ta kthej kohën prapa”, ka thënë Valverde.

“Tifozët mund të vendosin se çfarë mendojnë ata se është më e përshtatshme, por unë duhet të mendoj për të mirën e skuadrës sime. Kjo është përgjegjësia ime, ne kemi katër ndeshje brenda 10 ditëve”.

“Mendova se Leos dhe Busquetsit i nevojitej pak pushim duke e pasur parasysh se kemi një ndeshje shumë të vështirë të mërkurën. E dija se është vendim i rrezikshëm, por nëse do të kishte shkuar mirë, ju nuk do të ishit duke më pyetur për këtë gjë”.

Më Shumë

Nisma Socialdemokrate kërkon mbështetje në lagjen ‘Kurillë’ të Prizrenit

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar fushatën zgjedhore me një takim me banorët e lagjes Kurillë në Prizren. Në këtë tubim, kryetari i partisë, Fatmir Limaj,...

Dy persona kapen në flagrancë duke tentuar të vjedhin tri tyrbe në Rahovec

Dy persona janë kapur në flagrancë gjatë natës në Rahovec, teksa tentonin të kryenin vjedhje në tri objekte fetare (tyrbe) të vendosura në varrezat...

Lajmet e Fundit