14.8 C
Prizren
E martë, 27 Shtator, 2022

Varroset Engjëll Berisha

Vdiq-Akademik-Engjëll-Berisha-700x465Në orët e pasdites së sotme, i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e qytetit të Prizrenit akademik, Engjëll Berisha, i cili ndërroi jetë dje në moshën 80 vjeçare. Para mbajtjes së ceremonisë mortore, në ambientet e SHKA “ Agimi”, në organizim të drejtuesve të këtij organizmi kulturor, është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së akademik, Engjëll Berisha.Para familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit, si dhe zyrtarëve të lartë komunal të Prizrenit, për jetën dhe veprën e Akademik Berishës, ka folur bashkëpunëtori i tij shumëvjeçar, Engjëll Çetta, i cili tha se i ndjeri, Engjëll Berisha, ka qenë ndër njerëzit që fal potencialit intelektual i kanë dhënë shumë Prizrenit, Kosovës dhe Kombit tonë në përgjithësi. Me një fjalë rasti, para të pranishmëve është paraqitur edhe Ramadan Muja, i cili gjithashtu e vlerësoi lartë figurën dhe veprat e akademikut të ndjerë, Engjëll Berisha.

Ndërkaq, nipi i akademikut të ndjerë, Donik Karaçi, tha se shkuarja në amshim e gjyshit të tij është një humbje e madhe për familjen, por njëkohësisht ndjehemi krenar, tha ai për gjithë ata që bëri sa ishte gjallë ai. Pas akademisë komemorative, kortezhi funeral me trupin e pajetë të akademikut, Engjëll Berisha, i është drejtuar varrezave të qytetit, ku me nderime të larta është bërë varrimi i të ndjerit…/tvpz/

Më Shumë

Lajmet e Fundit