Vazhdon greva e mësimdhënësve në Prizren


Greva e mësimdhënësve po vazhdon edhe në Prizren.

Kryetari i SBASHK-u në Prizren, Reshit Kushaj tha se në asnjë shkollë nuk është mbajtur procesi mësimor.

“Greva ka vazhduar në të gjitha shkollat e Prizrenit”, tha Kushaj për “PrizrenPress”.

Sipas tij, mësimdhësnit kanë dalur në vendin e punës.

Ofertën e qeverisë që të ketë rritje të pagave rreth 20 milionë euro në vit për të gjithë mësimdhënësit, e ka refuzuar Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

SBASHK-u mbrëmë nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë derisa kërkesat e tyre të plotësohen./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit