8.2 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Vdekja e Bin Laden, përdoruesit e internetit kritikojnë CIA-n

Agjencia Qendrore e Inteligjencës, CIA, është kritikuar në mbarë botën online për shkak se ka postuar në Twitter vrasjen e Osama bin Laden sikur të kishte ndodhur sot.

Në postim tregohen detaje të misionit që çoi në zbulimin e vendndodhjes së personit më të kërkuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por reagimet kanë qenë negative, me një përdorues të Twitterit që i quajti publikimet “groteske dhe të turpshme”.

Të tjerë postuan meme dhe gif-e me njerëz që shqyenin sytë dhe vinin duart në kokë, duke u tallur kështu me agjencinë prestigjioze të spiunazhit, përcjell TCH.

Lideri i Al Kaedës, të cilit i atribuohej përgjegjësia kryesore për sulmet e 11 shtatorit 2001 në Nju Jork dhe Uashington, u qëllua për vdekje në një kompleks në Abotabad të Pakistanit, në maj të vitit 2011, pasi i kishte shpëtuar arrestimit nga trupat amerikane dhe aleatëve të tyre për thuajse një dekadë.

Duke folur në 5-vjetorin e vdekjes së tij, drejtori i CIA-s, John Brennan deklaroi se, Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar pjesën dërrmuese të Al Kaedës.

“Bin Laden kishte një simbolikë të madhe dhe domethënie strategjike për organizatën, ndaj dhe ishte e rëndësishme dalja e tij nga skena”, deklaroi Brennan.

Më Shumë

Hapet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Kijevë

Në fshatin Kijevë të Malishevës ka filluar punën Qendra e re e Mjekësisë Familjare (QMF), e cila do të ofrojë kushte moderne dhe shërbime...

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden marihuanë, kokainë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026,...

Lajmet e Fundit