10.8 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Vdekja e futbollistit 17 vjeçar në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e futbollistit 17 vjeçar në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin Korishë të Prizrenit rreth orës 13:45.

Policia njofton se pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, një person është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoni. Rasti vazhdon të hetohet.

Erion Kajtazi, ka vdekur në fushën e lojës të shtunën pas një arresti kardiak.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës, Trepça ‘89 dhe Emergjenca e Spitalit të Prizrenit.

Kajtazi, që veshi edhe fanellën e Përfaqësueses së Kosovës U17, gjatë ndeshjes kundër A&N në Prizren ra në tokë pa vetëdije.

Siç ka njoftuar FFK-ja, mjekët e të dyja skuadrave bën përpjekje maksimale për t’ia shpëtuar jetën talentit 17-vjeçar, por ishte e pamundur.

Më Shumë

Zhduket 14 vjeçarja nga Rahoveci – Policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, njofton opinionin publik se është raportuar zhdukja e një vajze të mitur Alisiana Shala nga komuna e Rahovecit,...

Super ndeshjen në Prizren e fiton Bashkimi

Në një super ndeshje, super atmosferë dhe shumë rikthime, Bashkimi fiton dramën ndaj GO+ Pejës  78:74, raporton PrizrenPress. Takimi ishte shumë interesant, ku verdhezinjtë e nisën...

Lajmet e Fundit