11.1 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Vdes 18 vjeçarja, yll në TikTok

Sensacioni i mediave sociale Dazharia, e cila ishte e njohur në internet si Bxbygirlldee, vdiq të hënën me 8 shkurt në moshën 18 vjeçare.

Prindërit e adoleshentes e konfirmuan lajmin e vajzës së tyre të vdekur të martën me 9 shkurt në një deklaratë të postuar në faqen e tyre GoFundMe.

“Më 8 shkurt, vajza ime Dazharia na ka lënë”, tha Joseph Santiago, babai i Dazharia. “Ajo ishte shoqja ime më e vogël dhe unë nuk isha përgatitur në asnjë mënyrë, për të varrosur fëmijën tim. Ajo ishte aq e lumtur dhe do të ishte kaq e emocionuar të më shihte kur të kthehesha në shtëpi nga rruga”.

“Unë vetëm uroj që ajo të më kishte folur për stresin e saj dhe mendimet e vetëvrasjes. Ne mund të punonim rreth kësaj”, shtoi ai.

Shaffer kishte 1.6 milion ndjekës në TikTok. Ajo ka grumbulluar 235,000 pëlqime deri më tani. Ylli gjithashtu kishte mbi 100,000 ndjekës në Instagram dhe YouTube, shkruan E Online, transmeton Klan Kosova.

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Rahovec: Vetura pëson defekt gjatë ndjekjes prej policisë, arrestohet një person

Policia është vënë sonte në ndjekje të një veture në Bllato të Rahovecit.   Gjatë ndjekjes, vetura në fjalë ka pësuar defekt, me ç’rast një person...

Lajmet e Fundit