7.9 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Vdes 54 vjeçarja nga Suhareka, dyshohet se burri e hodhi nga vetura

Ka ndërruar jetë gruaja A. L e lindur në vitin 1965 e cila dy javë e parë është hospitalizuar në QKUK me dyshimet se ka marrë lëndime të rënda nga bashkëshorti i saj.

Zëdhënësi i Policisë se Kosovës në Suharekë, Vesel Gashi, ka treguar që dyshimet janë se viktima është lënduar përderisa ka qenë duke udhëtuar me makinë me bashkëshortin.

Sipas tij, dyshimet e para janë që pjesa me e madhe e lëndimeve i janë shkaktuar në zonën e kokës.

“Bashkëshorti është në mbajtje që nga 31 maji, ndërsa viktima ka qenë e shtrirë për trajtim në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi dërgohet për autopsi”, ka thënë Gashi për Kohën Ditore.

Ai nuk ka komentuar informatat e gazetës se gruaja është hedhur në rrugë nga bashkëshorti, përderisa vetura ishte në lëvizje.

Sipas tij, këto informata do të hetohen e konfirmohen në fazat me të vonshme të hetimeve.

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i kërkuar për vrasje, kishte qenë në arrati prej vitesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për disa vepra penale, përfshirë edhe vrasjen, i cili kishte qenë në arrati për disa...

14 Marsi, “Dita e Verës” dhe historia e festës

Dita e Verës është një nga festat më të bukura dhe më të lashta shqiptare, e cila simbolizon ringjalljen e natyrës, ardhjen e pranverës...

Lajmet e Fundit