Vdes Andy Fletcher, themeluesi i ‘Depeche Mode’

Themeluesi dhe tastieristi i bandës muzikore angleze “Depeche Mode”, Andy Fletcher, ka vdekur në moshën 60-vjeçare, njoftoi sot bashkëshortja.

Fletcher, me nofkën “Fletch”, themeloi grupin në Basildon në vitin 1980 dhe u fut në “Rock and Roll Hall of Fame”, muzeu dhe salla e famës e vendosur në qendër të qytetit Cleveland, Ohio, dy vjet më parë.

Në një deklaratë, “Depeche Mode” tha se ishin të tronditur dhe jashtëzakonisht të trishtuar për vdekjen e parakohshme të mikut të tyre të dashur, anëtar i familjes dhe shok i grupit.

“Fletch kishte një zemër vërtetë të artë dhe ishte gjithmonë aty kur kishe nevojë për mbështetjepër një bisedë të gjallë, një të qeshur të mirë ose një birrë të ftohtë”, sipas deklaratës.

Më Shumë

“Kjo krizë nuk është e re, ka filluar që në shkurtin e 2025-s”, Abrashi kritikon opozitën për bllokim të proceseve

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se po bllokon institucionet dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Abrashi tha se...

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Lajmet e Fundit