8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Vdes Hajra, nëna boshnjake që po e kërkonte birin e saj qe 26 vjet

Hajra Çatiq, një figurë kryesore në përpjekjet për të gjetur eshtrat e mbi 8 mijë muslimanëve boshnjakë të vrarë në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 dhe për të sjellë sulmuesit e tyre para drejtësisë, vdiq të martën.

Çatiq, 78 vjeçare i kaloi 26 vitet e fundit duke luftuar për të gjetur eshtrat e djalit të saj i cili vdiq në mizorinë më të keqe të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ajo humbi 20 të afërm meshkuj, duke përfshirë burrin dhe djalin e saj Nino Çatiq, korrespondent i Srebrenicës për disa gazeta boshnjake dhe media të tjera gjatë luftës së viteve 1992-1995, i cili ishte 26 vjeç kur vdiq.

“Hajra Çatiq vdiq sot pa qenë në gjendje të marrë pjesë në funeralin e djalit të saj Nihad Nino Çatiq,” njoftoi qendra përkujtimore e Srebrenicës në një deklaratë, raporton AFP.

Për 26 vjet “ajo ruajti kujtimin e guximit të këtij reporteri të luftës nga Srebrenica, duke i inkurajuar të tjerët se lufta për të vërtetën dhe drejtësinë nuk mund dhe nuk duhet të pushojë”, thuhet në deklaratë.

Serbët vranë më shumë se 8,000 burra dhe djem në ditët në vijim dhe i varrosën në varre masive në rajon.

“Sikur të gjeja një gisht të djalit tim, do të kisha diçka për të varrosur”, kishte thënë ajo për AFP në 2010.

Ajo drejtoi shoqatën Gratë e Srebrenicës në qytetin verilindor të Tuzlës, ku ajo u largua pas masakrës.

Çatiq organizoi një protestë në ditën e 11 të çdo muaji për të kërkuar arrestimin e përgjegjësve.

Udhëheqësi serb boshnjak i kohës së luftës Radovan Karaxhiq dhe shefi i tij i ushtrisë Ratko Mlladiq u dënuan më vonë me burgim të përjetshëm nga një gjykatë e OKB-së për krimet e luftës, veçanërisht për gjenocidin në Srebrenicë.

Mediat lokale raportuan se Çatiq vdiq pas një sëmundjeje të gjatë në Sarajevë.

Më Shumë

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

Gjobiten dy kundërvajtës në Suharekë me nga 500 euro për shkak të garave të shpejtësisë (FOTO)

Sot në fshatin Shirokë të Suharekës, patrullat e policisë kanë kapur në flagrancë dy shoferë, të cilët ishin duke garuar me automjetet e tyre. Bëhet...

Lajmet e Fundit