Vdes legjenda e jazz-it McCoy Tyner

Pianisti amerikan, McCoy Tyner, një nga legjendat e muzikës xhaz, i famshëm për stilin e tij inovativ dhe pjesë e kuartetit “John Coltrane”, ka vdekur në moshën 81 vjeçare – ka bërë të ditur familja e tij.

Një nga pianistët më me ndikim në historinë e xhazit, ai gjithmonë është përfshirë në grupin e vogël të gjigantëve si Herbie Hancock, Chick Corea dhe Bill Evans.

Tyner u konsiderua një nga baballarët e pianos së xhazit bashkëkohor. Karriera e tij filloi në të njëzetat, me Benny Golson dhe Jazztet Art Farmer.

Në fillim të viteve të gjashtëdhjeta, ai u bashkua me kuartetin “John Coltrane” duke luajtur në albume klasike si ”Një suprem dashurie” dhe ”Gjërat e mia të preferuara”.

Ai ishte anëtari i fundit i mbijetuar i kuartetit, që përfshinte Jim Garrisson, Elvin Jones dhe Coltrane.

Vdes legjenda e jazz-it McCoy Tyner

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit