21.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Peja e fiton derbin kundër Rahovecit

Peja ka mundur Rahovecin me rezultat 89:70 (24:15, 21:20, 23:19, 21:16), në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Peja e nisi ndeshjen më mirë, por me kalimin e minutave Rahoveci tregon se nuk ka udhëtuar për t’u dorëzuar dhe afron shifrat në 14:13.

Megjithatë, pejanët kërkojnë një minutë pushim dhe më pas hyjnë në një seri 10:2, duke fituar çerekun e parë 24:15, transmeton Klan Kosova.

Në periodën e dytë, zhvillohet një lojë më e baraspeshuar (21:20) dhe me një tre pikësh nga Dardan Berisha, pjesa e parë mbyllet me shifrat 45:35. Edhe perioda e tretë ishte mjaft interesante në një atmosferë të bukur e me shumë tifozët.

Për një nuancë edhe në këtë pjesë, vendasit ishin më të mirë (23:19), derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 68:54. Në 10 minutat e fundit nuk kishte shumë ndryshime dhe Peja triumfoi 89:70.

Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 27 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime dhe Henrik Sirko me 20 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te Vreshtarët më i miri ishte Darell Davis me 24 pikë e tetë kërcime.

Peja tani ka 15 fitore dhe nëntë humbje, kurse Rahoveci 17 fitore dhe shtatë humbje.

Më Shumë

Në Drenoc shënohet 28-vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së

Në fshatin Drenoc të Rahovecit është shënuar 28-vjetori i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një ngjarje me rëndësi të...

Arrestohen dy persona në Prizren, iu gjet kokainë, para e armë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi dyshohen për shitje dhe shpërndarje të kokainës. Ata janë prangosur, pasi paraprakisht janë zhvilluar kontrolle...

Lajmet e Fundit