Vdes një person në Krajk të Hasit

Një person ka vdekur derisa ishte në një fushë në fshatin Krajk të Hasi, ka bërë të ditur Policia e Kosovës të martën.

Sipas njoftimit, të ndjerit i është përkeqësuar gjendja derisa ishte në fushë dhe se aty ka vdekur, kanë konstatuar mjekët.

“Është raportuar se viktima derisa ka qenë në fushë me dëshmitarin tjetër, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi emergjencës në vendin e ngjarjes. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet lidhur me vdekjen.

Më Shumë

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

Lajmet e Fundit