4.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Vdes një person nga Covid-19 në Malishevë

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në këtë zonë, janë regjistruar 14 raste të reja me COVID-19.Po ashtu është bërë e ditur se në këtë qytet ka vdekur 1 person dhe 3 persona janë shëruar.

“Në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona janë shëruar nga COVID-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 14 raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës”, është bërë e ditur në një njoftim për media.

Tutje është thënë në Komunën e Malishevës nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 726 persona, prej tyre 550 janë shëruar, 44 kanë vdekur dhe aktiv janë edhe 132 persona.Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë shënuar 301 persona, 181 të shëruar dhe 8 persona kanë vdekur.

Më Shumë

Sulm ndaj zyrtarit policor në Samadrexhë, arrestohet i dyshuari

Një incident është raportuar mëngjesin e së martës në fshatin Samadrexhë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka tentuar të sulmojë zyrtarët policorë...

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në...

Lajmet e Fundit