Vdiq Eddie Clarke, motori i “Motörhead”

Eddie Clarke, i njohur edhe si Fast, kitaristi i “Mot?rhead”, i cili u paraqit në shumicën e albumeve klasike të bendit dhe ishte edhe anëtar themelues i “Fastway”, ka vdekur. Ai ishte 67 vjeç. Bendi e ka konfirmuar vdekjen e Clarkes nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke e theksuar që ai kishte qëndruar në spital për shkak të problemeve me pneumoninë, shkruan sot Koha Ditore.

“Jemi të dëshpëruar ta shpërndajmë lajmin që sapo morëm. Edward Allan Clarke – apo siç e njihnim dhe e donim të gjithë si Fast Eddie Clarke – ka vdekur dje, në paqe”, ka shkruar bendi. “Fast Eddie….vazhdo të bësh zhurmë, rock ‘n’roll atje, si një burrë i çmendur…familja jote e ‘Mot?rhead’ nuk pret më pak se kaq!”

Më Shumë

Festivali i MiniBasketbollit grumbullon mbi 100 fëmijë

Për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi Festivalin e MiniBasketbollit, ku morën pjesë klube...

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e...

Lajmet e Fundit