5.1 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Vehapi nderon dëshmorët Dalip Behra dhe Bekim Gashi

Me rastin e 17-vjetorin e rënies së dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi në fshatin Krushë e Madhe, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule tek pllaka përkujtimore.

Duke kujtuar kontributin dhe sakrificën e dy dëshmorëve të këtij fshati, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka thënë me se sot kujtojmë veprën e madhe të të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.

“Jemi sot këtu për të nderuar gjakun e derdhur, të Dalipit, të Bekimit, po ashtu ne sot kujtojmë veprën e madhe të të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës, nderojmë veprën e madhe edhe të profesor Ukishin Hoti, të cilin e kishim ideator për shtetin e Kosovës”, ka tha Vehapi.

Nga një fjalë rasti mbajtën edhe Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dhe Albin Kurti, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Fshati Krushë e Madhe, gjatë luftës ka dhënë 21 dëshmorë, ndërsa në masakrën që forcat serbe e bënë në këtë fshat me 26 mars të vitit 1999, u vranë 241 civil, në mesin e tyre edhe gra, pleq dhe fëmijë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aroma e pitalkës që tradicionalisht përcjell darkat e Ramazanit në Prizren

Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet...

Prizren, ndahet nga jeta mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi

Mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim në mesin e familjarëve, kolegëve dhe brezave të shumtë të nxënësve...

Lajmet e Fundit