15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Vendit i duhet një president i fuqishëm

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë se ka ardhur koha që Kosova ta ketë një president të fuqishëm.

“Shtrohet pyetja: A na nevojitet neve një president i fuqishëm, ku nuk mund të përzihen tepër subjektet politike për interesat e tyre?. Unë mendoj se gati, gati jemi pjekur si shoqëri për ta pasur një president të tillë dhe ta fuqizojmë tek e fundit këtë post”, ka theksuar Musmurati të hënën gjatë tryezës së organizuar nga KIPRED-i me temën: “Subjektet politike në Kosovë, demokracia e brendshme, sistemi politik dhe fushata zgjedhore”.

Edhe deputeti i LDK-së, Salih Morina, ka thënë se zgjedhja e presidentit drejtpërdrejt nga populli do t’i ndihmonte demokracisë.

“Po besoj që së bashku si subjekte politike duhet të angazhohemi dhe të luajmë një rol konstruktiv që në zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato mbahen zgjedhja e presidentit të bëhet nga populli”, është shprehur Morina.

Zgjedhja e presidentit me votën e drejtpërdrejtë të popullit është kundërshtuar nga përfaqësues të opozitës.

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje!, Dardan Molliqaj, ka thënë se do të ishte e pakuptimtë që presidenti të zgjidhej drejtpërdrejtë, pasi që Kosova është shtet me sistem parlamentar.

Edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se nuk sheh asnjë arsye pse Kosova duhet të bëhet sistem presidencial.

“Po i ndryshojmë rregullat shumë shpesh për të realizuar ambiciet personale të dikujt qoftë në parti qoftë në shtet. Asnjë republikë presidencial përveç SHBA-ve dhe Francës nuk funksionojnë mirë. Personalisht nuk shoh arsye as demokratike e as sociale e as filozofike pse duhet për t’u ndërruar kjo rregull, përpos që ia plotësojmë dikujt ambiciet personale”, ka deklaruar Gjini. /Epoka e re/

Më Shumë

“Më shumë fliste për shqiptarët në Maqedoni, se sfidat e Kosovës”: Totaj tregon detaje për takimin me Kurtin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar një detaj interesant nga takimi me kryeministrin Albin Kurti. Totaj ka pohuar se 70% të kohës sa kishte...

Ylli kërkon finalen duke e përshëndetur kampionin

Peja dhe Golden Eagle Ylli do të ballafaqohen sot në ndeshjen e tretë në kuadër të playoff-it në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës së...

Lajmet e Fundit