Vërmicë/ Arrestohet e dyshuara nga Shqipëria – i konfiskohet drogë

Policia e Kosovës raporton se në pikën kufitare në Vërmicë kanë arrestuar një femër të dyshuar, njofton Klan Kosova. 

Është arrestuar e dyshuara femër /shtetase e R. Shqipërisë, pasi që gjate verifikimit dhe kontrollit i është  gjetur dhe konfiskuar 18.90 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, e ndarë në 11 (njëmbëdhjetë) qese, dy (2) mulli për bluarje dhe katër (4) pako për mbështjellje të substancës”, shkruhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit lirohet në  procedurë të rregullt.

Më Shumë

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Lajmet e Fundit