21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Vërmicë, konfiskohen 116 kamera sigurie me vlerë mbi 10 mijë euro

Oficerët doganor në Vërmicë kanë parandaluar futjen ilegale të kamerave të sigurisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një autobus që futej në Kosovë nga Shqipëria.

Në një njoftim për media thuhet se oficerët doganor kanë ndalur për kontroll një autobus me targa të Kosovës ku pas pyetjes së udhëtarëve dhe shoferëve, se nëse kanë për të deklaruar mallra apo të holla mbi dhjetëmijë euro, të gjithë janë përgjigjur se nuk kanë asgjë për deklarim.

Gjatë kontrollit të autobusit janë gjetur një sasi e konsiderueshme e kamerave të sigurisë, saktësisht 116 copë me vlerë mbi 10 mijë euro.

Oficerët gjithashtu kanë arritur të identifikojnë edhe personin, i cili ishte në posedim të mallrave, kundrejt të cilit është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore.

Tërë sasia e mallrave (kamerave) është konfiskuar pasi që pala ka kryer kundërvajtje doganore.

Previous article
Next article

Më Shumë

Rexhaj për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin: Është koalicion i zorit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe...

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit