13 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Veseli e Hoxhaj kërkojnë nga banorët e Mushtishtit vota për Vatajn

vataj ne tubiZëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e kanë shoqëruar kandidatin për kryetar të komunës së Therandës, Ramë Vataj, në një tubim elektoral në Mushtisht.

Duke folur para qytetarëve të shumtë të Mushtishtit, Kadri Veseli tha se therandasit kanë arsye shumë të forta për ta votuar kandidatin e PDK-së, Ramë Vatajn, për shkak se, siç tha ai, familja Vataj është dëshmuar për atdhedashuri, për sakrifica dhe për shtetndërtimin dhe
shtetformim e Kosovës.

“Zoti Ramë Vataj e ka përkrahjen e fuqishme të forcës më të madhe politike në Republikën e Kosovës, është njeriu i cili është mik personal dhe ka përkrahjen e parezervë të njeriut më të fuqishëm të Kosovës, kryeministrit Hashim Thaçi”, tha Veseli.

Në këtë tubim me banorët e shumtë të Mushtishtit, ka folur edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili tha se qëllim i PDK-së nuk është që vetëm ta merr pushtetin në Therandë, por që ta zhvillojë atë, duke u mbështetur në projektet integruese evropiane të agjendës qeveritare të Kosovës. “Për këtë arsye ne e kemi vendosur Ramë Vatajn si kandidatin më të mirë të PDK-së.

Prandaj, që ta kemi një Therandë evropiane, ju ftoj që ta votoni numrin 99 dhe Ramë Vatajn”, tha ministri Hoxhaj,transmeton indeksonline.

Gjatë këtij tubimi për kryetar të Therandës, Ramë Vataj, e ka shpalosur programin elektoral “Theranda Evropiane”, duke premtuar projekte investive në fushë të infrastrukturës dhe në zhvillim të bujqësisë në Mushtisht. Vataj tha se programi “Theranda Evropiane” përfshin realizmin e projekteve prioritare për nevojat e të gjithë therandasve, dhe nga ky program askush nuk do të dal i diskriminuar.

“Programi ynë është gjithëpërfshirës, i hartuar mbi bazë të nevojave që kanë qytetarët e komunës së Therandës, si në bujqësi, programe për rininë, kulturën, infrastrukturën rrugore dhe shkollore, për shëndetësinë etj. Shpreh bindje të plotë duke garantuar se këto prioritete do të realizohen shumë shpjet, me punën e përkushtuar të ekipit tim dhe nga mbështetja e fuqishme që do ta kem nga Qeveria”, tha Vataj.

Më Shumë

Ndërprerje të ujit në disa rrugë të Prizrenit për shkak të defektit në gypin kryesor

Banorët e disa lagjeve të Prizrenit janë përballur sot me ndërprerje të furnizimit me ujë, si pasojë e një defekti të paraqitur në gypin...

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell, priten riga shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do...

Lajmet e Fundit