Veseli: Në Kuvend s’ka asnjë peticion

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot se asnjë peticion nuk është dorëzuar nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës.
Ai tha se çdo peticion që do të vjen në Kuvend do e pranojë.

“Çdo peticion që vjen në Kuvendin e Republikës së Kosovës, natën apo ditën kur është i paralajmëruar, po e paralajmëroj edhe tash, edhe të shtunën, edhe të dielën unë do ta bëjë, në qoftë se nuk bëjë ndonjë shkelje ligjore me administratën që na e pranon. Deri tani nuk ka asnjë peticion, nuk iu ka adresuar Kuvendit asnjë peticion, sido që të jetë mos ta politizojmë, është ditë para një feste”, tha Veseli.

Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, kanë organizuar mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve, për të kundërshtuar marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi./lajmi.net

Më Shumë

Aktivitet sensibilizues në Prizren kushtuar Ditës Botërore të Melanomës

Me një aktivitet vetëdijesues, të martën në sheshin “Shatërvan” në Prizren është shënuar Dita Botërore e Melanomës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit