Veseli në Rahovec, Malishevë e Suharekë: PDK, e pregaditur për zgjedhjet e reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dalë sot në terren në takime të shumta për me mobilizue strukturën e partisë për zgjedhjet e parakohshme nacionale në vend, që do të ndodhin shumë shpejt.

Ai ka qëndrue sot në Malishevë, Rahovec e Suharekë ku asht takue me kryesitë e degëve, të dala nga nji proces shembullor i zgjedhjeve të mbrendshme.

“Zgjedhjet janë të pashmangshme. Partia Demokratike e Kosovës është jashtëzakonisht e përgatitur për zgjedhjet e reja. Ne dalim në këto zgjedhje për fitore bindëse. Sepse, nuk ka asnjë parti më të konsoliduar se ne, nuk ka asnjë parti më të përgatitur sesa ne”, ka thanë Veseli para anëtarëve të partisë së tij në këto tri komuna.

“Ne kemi programin që i duhet Kosovës. Ne e kemi të qartë se ku duhet të jemi si vend edhe në këtë dekadë dhe kemi njerëzit më të mirë që do të implementojnë vizionin për Kosovën. Për shtet më të fuqishëm, për ekonomi më të fortë, për një Kosovë të shanseve të barabarta”, tha ai.

Më Shumë

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit