15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Veseli thotë se Prizreni është Jerusalemi i PDK-së

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se Prizreni është Jerusalemi i PDK-së dhe premtoi përkrahje për këtë qytet edhe nëse nuk do të jetë në qeverisjen e tyre.

Ai në hapjen e zgjedhjeve të brendshme partiake në Prizren, qeverisjen komunale në këtë komunë e quajti si qeverisje e fituar pandershmërisht, transmeton KP.

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se përmes zgjedhjeve brenda partiake synojnë fuqizimin e PDK-së, dhe për këtë kërkoi mbështetjen e banorëve të Prizrenit. Sipas tij, këto zgjedhje do të sjellin ide dhe njerëz të rinj. Njëherësh, ai tha se kjo parti e njeh më së miri artin e politikës.

Edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, qeverisjen aktuale të Prizrenit e quajti keqqeverisje, duke thënë se Kosova nuk do të ketë integrime evropiane pa u bërë Kadri Veseli kryeministër i Kosovës.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Zgjedhor në Prizren nga radhët e PDK-së, Samir Hoxha, tha se tashmë janë bërë përgatitjet e duhura për procesin zgjedhor.

Ai tha se nën udhëheqjen e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, do ta marrin përsëri qeverisjen e Prizrenit, ndërkaq qeverisjen e tanishme e quajti keqqeverisje, për të cilën tha se po shuan shpresat e qytetarëve.

Po ashtu, Hoxha tha se përmes fitoreve që do të arrijnë, Kosova do ta ketë kryeministër Kadri Veselin.

Më Shumë

Leonard Cula rikthehet në krye të KH Rahovecit

KH Rahoveci ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit Leonard Cula në krye të skuadrës, duke e konsideruar këtë lëvizje si hap të rëndësishëm drejt arritjes...

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?

Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as...

Lajmet e Fundit